Kroacia – Anglia, mbyllet pjesa e parë
Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes gjysmëfinale të Kampionatit Botëror ndërmjet Kroacisë dhe Anglisë, shkruan Zeri.info.
Kieran Trippier ka shënuar gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë për t’ua siguruar avantazhin “Tre Luanëve” qysh në minutën e pestë.
Më pas, Harry Kane e ka pasur mundësinë ta dyfishojë epërsinë, por sulmuesi anglez e qëlloi vetëm shtyllën.
Ndërkohë, kroatët u munduan ta barazonin rezultatin në minutat në vazhdim, por nuk ia dolën. /Zëri/