Zjarrëfikësit kroatë e lënë penalltinë historike ndaj Rusisë, nisen për terren!
Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Kroaci, shkruan Zeri.info.
Gjatë ndeshjes ndërmjet Kroacisë dhe Rusisë, ndeshjen po e ndiqnin edhe një ekip zjarrfikësish, që ishin në detyrë.
Dhe, ata e morën lajmin se duhet të intervenojnë urgjentisht teksa po gjuheshin penalltitë dhe mbetën pa e parë 11 metërshin vendimtar të Ivan Rakiticit, i cili e dërgoi Kroacinë në gjysmëfinale.
Disa prej tyre qëndruan pranë televizorit dhe e shijuan duke festuar kualifikimin e kroatëve.
Kroacia do të luajë sonte në gjysmëfinale ndaj Anglisë në kërkim të finales së Botërorit. /Zëri/