Kroacia e merr një lajm shumë të mirë para ndeshjes ndaj Anglisë

Sime Vrsaljko po e bën të pamundurën për të qenë gati për ndeshjen ndaj Anglisë.

Sipas mediave kroate, megjithatë ekzistojnë gjasat që anësori të luajë sonte nga minuta e parë, përcjellë “Lajmi.net”.

Ani pse raportohej se ai do ta humbasë 100% sfidën, Vrsaljko ka thënë dje që do të provojë të luajë nga minuta e parë.

Në rast se nuk ia del, ai do të zëvendësohet nga veterani Corluka, i cili sigurisht që nuk është në lartësinë e Vrsaljkos.