Ibraimi ‘bombardon’ uellsianët, shënon ‘poker’
Besart Ibraimi po e zhvillon një lojë të jashtëzakonshme në Ligën e Kampionëve, shkruan Zeri.info.
Sulmuesi shqiptar e ka gjetur golin e katërt personal për Shkëndijën sonte për t’ia sjellë avantazhin ekipit të tij në 5:0 ndaj ekipit The New Saints.
Ibraimi ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm nga distanca me të majtën për ta kompletuar ‘pokerin’ e tij. /Zëri/