ZYRTARE: Ronaldo në Juventus

Cristiano Ronaldo është larguar edhe zyrtarisht nga Real Madridi.

Klubi spanjoll ka njoftuar përmes një komunikate se e ka shitur yllin portugez në Juventus.

Bëhet fjalë për një shifër prej 105 milionë eurosh, të cilat do t’i përfitojë kampioni evropian.

“Real Madridi njofton se e ka dëgjuar dëshirën e lojtarit, Cristiano Ronaldo për t’u transferuar në Juventus”, shkruan klubi madrilen. /Zëri/