Vermaelen, i frikësohet Mbappes
Thomas Vermaelen thotë se rreziku më i madh për Belgjikën në sfidën ndaj Francës do të vije nga këmbët e Kylian Mbappes, transmeton zeri.info
Vermaelen e sheh Mbappen si lojtarin më të rrezikshëm në përballjen e ekipit të tij ndaj francezëve në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.
Adoleshenti i Paris Saint-Germainit ka pasur një ndikim të madh deri më tani në Botëror, duke qenë vendimtar për rrugëtimin e francezëve deri në gjysmëfinale.
“Për mua Kylian Mbappe është lojtari më i mirë në ekipin e Francës. Ai është jashtëzakonisht i shpejtë dhe mund ta vendosë ndeshjen në çdo moment”, deklaroi Vermaelen.
“Është një skuadër shumë e fortë, por për mua Mbappe është më i miri”, shtoi ai./Zëri