Bes Kallaku pjesë e filmit aksion, krah emrave të njohur
Aktorin e humort Bes Kallku tashmë do e shohim në një rol që ndoshta nuk e kishit imagjinuar kurrë.
Me anë të një postimi në Instagramin e tij, Besi ka treguar sekuenca nga filmi ku do të aktrojë.
“’The Brave’, së shpejti në kinema”, – ka shkruar aktori.
Përveç kësaj, bie në sy se një pjesë e skenave të filmit janë xhiruar në Tiranë.
Madje në këtë film nuk merr pjesë vetëm Besi, por edhe aktori tjetër shqiptar, Ervin Bejleri. Përkrah tyre do të luajnë aktorët e njohur amerikanë, Armand Assante dhe Louis Mandylor