Dhurata Hoxha raporton në Komisionin për Integrime Evropiane

Komisioni për Integrime Evropiane sot do të mbajë mbledhje, në të cilën pritet të raportojë ministrja për Integrime Evropiane, Dhurata Hoxha, shkruan "Zeri.info".

Mbledhja e Komisionit do të fillojë në ora 11:00.

RENDI I DITËS

1. Miratimi i rendit të ditës;

2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 26.06.2018;

3. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut në Kuadër të Projektit të Bashkëpunimit Zhvillimor, KSV/019: Asistencë Teknike në Kontekst të Integrimit Evropian- e ftuar znj. Dhurata Hoxha- Ministre e Integrimit Evropian;

4. Shqyrtimi i Projekt-Rregullores së Kuvendit, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;

5. Të ndryshme.