ZYRTARE: Lojtari i Juventusit kalon te Interi

Kwadwo Asamoah karrierën do ta vazhdojë te Interi.

Mbrojtësi ganez, është larguar nga Juventusi si lojtar i lirë, për t’iu bashkuar skuadrës së Interit.

Neroazurët në faqen zyrtare të klubit i kanë uruar mirëseardhje mbrojtësit të majtë, që pritet të jetë pikë e rëndësishme në formacionin e Spallettit.

Asamoah me Interin ka nënshkruar kontratë tri vjeçare.