Reagon Ramadani: Presioni i Serbisë ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së, i papranueshëm

Zëvendësministri i Ministrisë së Forcës dhe Sigurisë së  Kosovës, Burim Ramadani ka reaguar ndaj dorëheqjes së tetë pjestarëve serb pas presionit nga Serbia, transmeton “Zëri.info”.

Sipas tij presioni i Serbisë ndaj serbëve të Kosovës është i papranueshëm, pasi që komunitetit serb në Kosovë çdo ditë e më shumë po i rritet besimi në institucione.

LEXO EDHE: Pjesëtarë serbë të FSK’së japin dorëheqje për shkak të presionit nga Beogradi

Ja postimi i plotë i tij:

Presioni i Serbisë ndaj serbëve të Kosovës është krejtësisht i papranueshëm.

Komuniteti serb në Kosovë po rrit çdo ditë e më shumë besimin në institucionet e sigurisë së Kosovës, përfshirë këtu edhe në FSK.

Ndërsa, Serbia po rrit presionin ndaj tyre, në mënyrë krejtësisht të padrejtë dhe vulgare.

FSK është shtëpi për të gjitha komunitetet. Aty edhe pjesëtarët serbë kanë karrrierë profesionale dhe të sigurt. /ZËRI