Serbia ‘kërcënon’ me përfshirjen e Rusisë në dialog

Zyrtarët e Bashkimit Evropian besojnë se ndryshimi i formatit të dialogut Beograd-Prishtinë nuk do të përshpejtojë zgjidhjen e normalizimit të marrëdhënieve mes dy palëve, transmeton zeri.info.

Ata shtojnë se një zhvillim i tillë vetëm se i merr fuqinë dialogut, dhe në vend të substancës, negociatorët për disa kohë do të merreshin me atë se cilët palë do të përfshihen në dialog.

Këtë e pohuan për agjencionin serb të lajmeve “Beta” burime të informuara nga Komisioni Evropian në Bruksel, gjithashtu duke  theksuar se pikërisht në takimin e fundit në Bruksel kryetari i Serbisë dhe ai i Kosovës, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi, u pajtuan për të forcuar dhe për të përshpejtuar përpjekjet për të arritur një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme dhe gjithëpërfshirëse në lidhje me përmirësimin e marrëdhënieve Beograd Prishtinë, përcjell :Zeri.info".

Zyrtarët në Bruksel vunë në dukje se është gjithashtu e nevojshme që sa më shpejt të zbatohen marrëveshjet e arritura, për Bashkësinë e Komunave Serbe, si dhe çështje të tjera, duke përfshirë energjinë.

Vetëm në qoftë se, ata theksuan, gjenden zgjidhje të shpejta për këto çështje të hapura, do të jetë i mundur dhe progresi i negociatave për marrëveshjen e përgjithshme përfundimtare.

Për këtë po punohet në të dyja anët, si dhe ekipi për ndërmjetësimin i Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), duke përfshirë Angelina Eichhorst e cila udhëton dhe është në kontakt të përhershëm me autoritetet në Beograd dhe Prishtinë, por këtë edhe më herët ajo e ka bërë dhe nuk bëhet fjalë për "diplomacinë rrethore", por për kontakte të rregullta, tani pak më të shpejta me negociatorët, transmeton "Zeri.info".

Burimet nga BE-ja nuk përjashtuan mundësinë e mbajtjes së një raundi tjetër dialogu këtë muaj.

Në vërejtjen se Uashingtoni kërkon në mënyrë të qartë që dialogu Beograd-Prishtinë të përshpejtohet dhe të afrohet një zgjidhje përfundimtare për zgjidhjen e marrëdhënieve ndërmjet dy palëve, dhe qeveria në Prishtinë kërkon që Shtetet e Bashkuara të përfshihen drejtpërdrejt në dialog, burimet në EEAS thonë se amerikanët gjatë gjithë kohës dhe deri më tani kanë qenë të përfshirë në dialog.

Burimet diplomatike në BE thanë se nuk është praktike tani për të ndryshuar formatin e dialogut, për shkak se dialogu humb fuqinë dhe vrullin.

Nëse në dialog direkt aktivizohen amerikanët, Beogradi do të, ata vënë në dukje, kërkojë që në negociata të hyjnë dhe rusët, ndërsa involvimi i amerikanëve në negociata deri më sot ka qenë e dobishme dhe e nevojshme për shkak se Uashingtoni ka fuqi shumë më të madhe për të bindur njerëzit në pushtet në Prishtinë, sesa BE-ja"./Zeri