Futbollistja kosovare Anjeza Bujupi shpallet golashënuesja më e mirë në një turne në Gjermani

Në një turne futbolli në Gjermani, 14 vjeçarja me prejardhje nga Kosova, Anjeza Bujupi, është shpallur golashënuesja më e mirë.

Ajo me pesë golat e saj ndihmoi klubin e qytetit e SV Waldhof Mannheim, që të fitonte turneun veror, ku po merrnin pjesë edhe klube nga katër qytete tjera, si Ketsch, TVS Neckarau, Tus Mingolsheim dhe SG Oftensheim, njofton Klan Kosova.

Bujupi në fund morri trofeun e golashënueses më të mirë me pesë golat e saj në këtë turne i grupmoshave 13-14 vjeç.