Kroacia – Danimarka, mbyllen kështu 90 minuta lojë
Janë mbyllur tashmë 90 minuta lojë në ndeshje ndërmjet Kroacisë dhe Danimarkës, shkruan Zeri.info.
Loja e rregullt nuk ka sjell fitues pasi skuadrat barazuan 1:1.
Danezët kaluan të parët në epërsi qysh në minutën e parë me Mathias Joergensenit.
Kurse, kroatët barazuan në minutën e katërt me Mario Mandzukic.
Tash do të luhen vazhdimet, ku do të kërkohet çerekfinalisti.
Në të kundërtën, fituesi do të përcaktohet përmes penalltive. /Zëri/