Presidentja kroate hijeshon Rusinë, ja si i përkrahë lojtarët
Është duke u zhvilluar ndeshja në mes Kroacisë dhe Danimarkës.
Rezultati i deritanishëm është 1:1, ku shënimi i të dy golave u bë në fillim të ndeshjes.
Por në mesin e shumë tifozëve kroat sonte është edhe presidentja e shtetit, Kolinda Grabar Kitaroviq.
Kitaroviq madje është parë e veshur me një ndërresë të Kroacisë përderisa u thotë lojtarëve të japin maksimumin për vendin e tyre, transmeton Indeksonline.
“Bëjeni më të mirën që mundeni, me zemrat e juaja”, ka thënë ndër të tjerash ajo.
Ndryshe pritet që fituesi i kësaj ndeshje të vazhdoj drejtë e në çerekfinale të Botërorit 2018.