Projektligji për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme shkakton debat në Kuvend

Është duke u mbajtur e seanca e jashtëzakonshme për Shqyrtimin e parë të Projektligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, raporton “Zeri.info”.

Me këtë rast kryetarja e komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu bëri të ditur që komisioni që ajo udhëheq nuk e përkrahur trajtimin e këtij projektligji me shpejtësi, ashtu siç i është kërkuar nga Qeveria e Kosovës.

“Komisioni këtu nuk ka punë më sepse nuk ka pranuar që ta trajtoj këtë projektligj në procedura të përshpejtuara. Ky është qëndrimi i komisionit për Legjislacion”, tha Haxhiu, raporton "Zeri.info".

Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj, me këtë rast tha se ky projektligj është në interes të shtetit dhe duhet të kaloj.

“E vërtet që ligji ka shumë materie, dhe kjo është shumë e ndjeshme mirëpo ne këtë ligj kemi mundur ta kalojmë në Qeveri vetëm tani në qershor. Ne në afatet kohore që ta nxëmë hapin e kemi kaluar. Është në interesin tonë që të rimarrim këtë proces në pronësi ligjore të Kosovës. Ligji mundet edhe në etapa të ardhshme me qenë pjesë  e proceseve tjera, kurdo që Kosova vendos”, tha Haradinaj.

Ai kërkoi mirëkuptimin e të gjithëve për këtë ligj.

Kujtojmë se sot pas kësaj seance të jashtëzakonshme do të vazhdoj seanca e re me disa pika në rend dite./ZERI/