Edhe supermodelja botërore i gëzohet golit të Xhemailit (VIDEO)
Në minutën e 30-të për Zvicrën kundër Kosta Rikës ka shënuar futbollisti shqiptar, Blerim Xhemaili, shkruan “Zeri.info”.
Momentalisht rezultati në pjesën e dytë është 1:1, pas golit të shënuar nga Watson.
Mirëpo gëzimit të shënimit të golit nga Xhemaili nuk i ka shpëtuar as supermodelja shqiptare me famë botërore, Emina Cunmulaj, shkruan “Zeri.info”.
Ajo ka publikuar video në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Instagram”, teksa shihet duke e shikuar këtë ndeshje futbolli bashkë me dy vajzat e saj të vogla.
Në mbishkrimin e kësaj video Emina ka shkruar “Futja Shqipe”, kurse dëgjohet duke thënë “Më fal çfarëëëë?”, përcjell “Zeri.info”.
Për më shumë, shikojeni reagimin e saj. /ZËRI/