Shkon në market me 100 euro false, ja çfarë i bën policia të dyshuarës
Policia e Kosovës(PK) njofton se në një market në fshatin Llapushnik një femër ka tentuar që të blejë gjësende me 100 euro false, transmeton “Zëri.info”.
Sipas PK-së lajmërimi është bërë nga një person ku më pas policia me të dalur në vendin e ngjarjes ka konfiskuar monedhën si dhe ka arrestuar të dyshuarën.
Më pas sipas PK-së, me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
Ja njoftimi i plotë i policisë:
Fsh. Llapushnik, Gllogoc 23.06.2018 - 21:17. Ankuesi mashkull K/Shqiptar kishte njoftuar se e dyshuara femër K/Shqiptare kishte tentuar të blej disa artikuj në market me 100 € false. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka konfiskuar monedhën dhe e të dyshuarën e kanë shoqëruar në stac. E dyshuara pas intervistës me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /ZËRI