Festë e madhe në familjen e Hamëz Jasharit, ja cila është arsyeja e dollisë!

Në familjen Jashari sot ka një festë të veçantë, është ditëlindja e mbesës së Hamëz Jasharit, vajzës së Bekimit.

Feride Jashari është emri i vajzës së Bekim Jasharit i cili tani është kryetar i Komunës së Skenderajt, shkruan “Zëri.Info”.

Bukuroshja e familjes Jashari sot ka festuar ditëlindjen e saj të 18-të bashkë me familjen e saj të ngushtë.

Bekim Jashari në rrjetin social ‘Facebook’, ka ndarë momente nga festa e ditëlindjes së saj, ku shihet pranë bashkëshortes dhe tre fëmijëve, po ashtu ka zgjedhur që me fjalët më të ëmbla ta urojë vajzën e tij

“Vajza jonë, motra jonë sot mbushi 18 vite i urojmë gjithë të mirat e kësaj bote! Gëzuar ë”, shkruan Jashari

Më poshtë shikoni momentet festive në Familjen e Hamëz Jasharit. /Zëri