Thaçi udhëtoi për në Bruksel

Me ftesë të Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe për Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, presidenti Hashim Thaçi ka udhëtuar për në Bruksel.

Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Thaçi nesër do të zhvillojë takim edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.