Ja çfarë i bëjnë serbët Korab Shaqirit

Fitores së Zvicrës dhe golave të Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit i janë gëzuar të gjithë shqiptarët. Të shumtë ishin edhe fytyrat publike që emocionin e përjetuar nga festa me shqiponja i publikuan edhe në rrjetet sociale.

Por për Korab Shaqirin ka qenë ndryshe. Ai mori shumë komente kërcënuese e fyese nga serbët e si shkas u bë mbiemri i njëjtë i tij me Xherdanin.

Korabi u detyrua që të japë një shpjegim që futbollistin e Stoke City e ka vëlla nga nacionaliteti, por jo edhe me lidhje të afërta gjaku. Komentet që mori Korabi në Instagram ishin me fjalor tepër banal si dhe me përmbajtje raciste.

 

Lexo edhe: