Serbët: ‘Kjo humbje dhemb shumë. U mundëm në fund nga Zvicra, tash duhet ta mposhtim Brazilin’

Serbët nuk po mund të besojnë ende që e kanë humbur ndeshjen me Zvicrën, shkruan Zeri.info.

Mediumi serb, “Blick” në një artikull shkruan se “kjo humbje dhemb shumë. U mundëm në minutën e 90-të nga Zvicra, tash duhet ta mposhtim Brazilin”.

Gjithashtu, ky medium, njëjtë si mediumet tjera janë marrë edhe me festimin e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, të cilët e bënë shqiponjën dykrenore. /Zëri/