Kështu iu gëzua Taulanti golit të Granitit
Granit Xhaka shënoi në minutën e 55’të të ndeshjes në mes të Zvicrës dhe Serbisë duke barazuar rezultatin.
Futbollisti i Arsenalit gëzoi çdo shqiptar gjithandej.
Më i lumturi pa dyshim ishte Taulanti, vëllai i Granitit.
Taulanti pas golit, teksa Graniti po bënte shqiponjën i është vërsulur ekranit të televizorit për ta puthur të vëllanë që e ka gëzuar sa s’thuhet!
Zvicra mposhti 2:1 Serbinë me golin e Xherdan Shaqirit në minutën e 90'të.