Reshje të mëdha të shiut në kryeqytet!
Në kryeqytet edhe sot gjatë ditës ka pasur reshje të shiut, ndërsa intensiteti i tyre këtë pasdite është rritur, shkruan "Zëri.Info".
Dje pas reshjeve të mëdha shumë rrugë të Prishtinës janë vërshuar, ndërsa edhe sot duke parë intensitetin e lartë të reshjeve pritet të ndodhë një gjë e tillë sërish.
Sipas Institutit hidrometeorologjik të Kosovës për sot është paraparë të mbajë mot me vranësira dhe reshje të kohë pas kohëshme të shiut./Zëri.
Video nga gjendja e rrugëve pas reshjeve në ditën e djeshme në Prishtinë: