Sulmuesi serb për shqiptarët e Zvicrës: Nëse janë aq patriotë, pse s’luajnë për Kosovën?

Sulmuesi Serb, Aleksandar Mitrovic, ua ka parashtruar pyetjen futbollistëve shqiptarë të Zvicrës se pse nuk luajnë për Kosovën, pasi që janë aq patriotë.

Reagimi i tij vjen pas disa paraqitjeve patriotike të yjeve si Xherdan Shaqiri dhe Valon Behrami, përcjell Klan Kosova.

Përderisa i pari ka flamurin e Kosovës në njërën prej takave të tij të futbollit, ky i fundit ka po këtë flamur tatuazh në trup.

“Nëse janë kaq patriotë, pse nuk luajnë për vendin e vet në vend se të luajnë për Zvicrën?”, ka pyetur sulmuesi Aleksandar Mitroviq, sipas një artikulli të publikuar nga Fox News.