Një shtyllë elektrike përfshihet në flakë në një lagje të Prishtinës

Një shtyllë elektrike është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në një lagje të Prishtinës.

Gazeta Express ka siguruar pamjet e momentit kur shtylla kaplohet nga zjarri, ndërkohë që nuk shihen zjarrfikësit apo policia aty.

Nuk dihen shkaqet që kanë çuar në përfshirjen e shtyllës elektrike në zjarr.