Arsenali kërkon Banegan

Arsenali do të provojë që të nënshkruajë me mesfushorin e Sevillas, Ever Banega, raporton “La Gazzetta dello Sport”. Trajneri i ri i “Topçinjve”.

Unai Emery kishte punuar me reprezentuesin argjentinas gjatë kohës së tij te Sevilla dhe raportohet se dëshiron të ribashkohet me të në “Emirates”.

Menaxheri i Banegas, Marcelo Simonian raportohet se do të udhëtojë drejt Londrës gjatë ditëve të ardhshme për të negociuar nj transferim të mundshëm të klientit të tij te Arsenali./Zëri