Kundërshtohet projektligji për vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme

Me pesë vota kundër, katër për dhe një abstenim, komisioni për Legjislacion, Mandate dhe Imunitet nuk ka arritur ta miratoj në parim projektligjin për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme, raporton "Zeri.info".

Pro këtij vendimi ka qenë propozuesja e projektligjit, njëkohësisht kryetarja e komisionit, Albulena Haxhiu, anëtari Korab Sejdiu, Sami Kurteshi si dhe Frashër Krasniqi.

Ndërsa, diskutimi po vazhdon me pika tjera të rendit të ditës. /ZËRI/