Spanja triumfon ndaj Iranit
Spanja ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Iranit në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit B, transmeton zeri.info
Spanjollët dominuan gjatë tërë takimit, ndërsa golin e gjetën në pjesën e dytë me anë të Diego Costas (54’).
Pas kësaj fitore, Spanja tani 4 pikë dhe i bashkohet Portugalisë në krye të grupit B.
Ndërkohë, iranianët mbesin në kuotën e tre pikëve në vendin e tretë./Zëri