Neymar luan ndaj Kosta Rikës? Merret vendimi

Një ditë më parë braziliani Neymar ka lënë stërvitjen pas disa dhimbjeve që ai ndjeu në pjesën e kaviljes. 

Megjithatë sot ylli i ekipit brazilian është bashkuar me ekipin duke u stërvitur normalisht.

26-vjecari mori pjesë në të gjitha ushtrimet në mënyrë normale, në takimin me dyer të mbyllura në Soçi. 

Tashmë Neymar nuk është më një dyshim për ndeshjen e ardhshme kundra Kosta Rikës, të paktën kështu bën me dije Federata Braziliane e Futbollit.