Edhe tifozët afrikanë mbledhin mbeturinat pas ndeshjes
Po flasim për tifozët e Senegalit, të cilët panë të martën se si skuadra e tyre e nisi me fitore Botërorin “Rusi 2018”. Afrikanët fituan 2-1 kundër Polonisë në stadiumin “Spartak Stadium”, në Moskë.
Ajo që bëri përshtypje është se në fund të ndeshjes, mbështetësit e Senegalit kanë mbledhur vetë mbeturinat e lëna në stadium.
Me qese blu në dorë kanë pastruar letrat, shishet dhe gjithçka tjetër që kishin lënë në sektorin e stadiumit ku po ndiqnin ndeshjen e kombëtares së tyre.
Le të marrim dhe ne shembull nga afrikanët tani që jemi në sezonin e verës dhe të pastrojmë mbeturinat që lëmë nëpër plazhet tona. /Tch/
Una de las imágenes de la Copa del Mundo. La afición de Senegal recogiendo la zona donde vieron el partido antes de abandonar el estadio.
— Arancha Rodríguez (@AranchaMOBILE) June 19, 2018
pic.twitter.com/3UpRx3dHSa