Shkëndija mëson emrin e kundërshtarit në Ligën e Kampionëve

Shkëndija do të luajë në sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve pas pjesëmarrjes disavjeçare në Europa League, shkruan zeri.info.

Klubi shqiptar nga Maqedonia do ta nisë eksperiencën e Championsit nga rrethi i parë kualifikues, ku do të përballet me ekipin nga Uellsi, The New Saints.

Ndeshjet e para të kësaj faze do të luhen më 10 e 11 korrik, ndërsa ato të kthimit më 17 e 18 korrik. /Zëri/