Katër yje të Zvicrës janë ndarë nga të dashurat, dy prej tyre shqiptarë!

Katër yje të Përfaqësueses së Zvicrës janë ndarë kohëve të fundit nga të dashurat/bashkëshortet kohëve të fundit, shkruan zeri.info.

Prej tyre, dy janë futbollistë shqiptarë.

Bëhet fjalë për Valon Behramin dhe Blerim Xhemailin.

Në fillim të këtij viti, Valon Behrami u bë lajm në media pas ndarjes nga partnerja e jetës, Elena Bonzani, me të cilën ishte në lidhje për 12 vjet.

Çifti i ka dy vajza, Sofia (9) e Isabel (2), të cilat po jetojnë me nënën e tyre në Itali.

Por, kah mesi i marsit Valoni e befasoi Zvicrën dhe shqiptarët duke e nisur një lidhje të re me mbretëreshën e skive, Lara Gut (27).

Ndërkaq, në fund të nëntorit 2017, ylli tjetër i Helvetikëve, Blerim Xhemaili (32) kishte njoftuar për ndarjen pas dy vjetësh lidhjeje nga modelja Erjona Sulejmani (30).

Çifti, i cili u nda gjatë periudhës kur futbollisti shqiptar nga Maqedonia po luante në Kanada, e ka një djalë, Luanin (3). /Zëri/