Lajm fantastik për tifozët e Real Madridit
Sergej Milinkovic Savic mund të transferohet në Real Madrid.
Real Madrid ka hyrë në garë për transferimin e mesfushorit të Lazios, Sergej Milinkovic Savic.
Gianluca di Marzio nga “Sky Sport Italia” raporton se klubi madrilen ka shfaqur interesim për blerjen e yllit serb.
Lazio vlerëson Savicin në 150 milionë euro, përcjell “lajmi.net”.
Andaj, ky çmim e zbeh mundësinë e transferimit të futbollistit në Serie A, ku kërkohet nga Juventus. “Los Blancos” mund të jenë klubi që paguan shifrën e kërkuar nga Claudio Lotito.