Belgjika - Panamaja 3:0 (Highlights)

Belgjika ka shënuar fitore të thellë 3:0 ndaj Panamasë në ndeshjen e saj të parë në grupin G, transmeton zeri.info

Pavarësisht dominimit në pjesën e parë, dyzetepesë e minutat e parë u mbyllën pa gola.

Sidoqoftë, në pjesën e dytë ishte krejt një histori tjetër dhe u shënuan tre gola.

Dries Mertens me një supergol e kaloi në avantazh Belgjikën në minutën e 47-të.

Ndërkohë dy golat e tjerë u realizuan nga Romelu Lukaku.

Sulmuesi i Manchester Unitedit shënoi në minutat 69’ dhe 75’./Zëri