Brazili – Zvicra, mbyllet kështu pjesa e parë

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Brazilit dhe Zvicrës, shkruan zeri.info.

Brazili po avancon me rezultat 1:0 falë golit të shënuar nga Philippe Coutinho në minutën e 20-të.

Brazilianët dominuan në pjesën e parë dhe rrezikuan me Paulinhon dhe Thiago Silvan në fund.

Tek Helvetikët po luajnë katër futbollistë shqiptarë, Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka.

Xhemaili e lëshoi një mundësi të mirë në minutat e parë të ndeshjes. /Zëri/