Real Madridi “peshkon” në Itali

Real Madridi synon t’i transferojë dy yje të Serisë A, të cilët kanë impresionuar më së shumti sezonin që lamë pas.

Sipas Corriere dello Sport, trajneri i ri i Real Madridit, Julen Lopetegui, u ka kërkuar drejtuesve të klubit ta përforcojnë skuadrën me portierin e Romës, Alisson Becker, dhe mesfushorin e Lazios, Sergej Milinkovic-Savic, transmeton Gazeta Express.

Për Alissonin Reali tashmë ka bërë ofertë fillestare prej 55 milionë euro plus 5 milionë tjera bonuse, por e cila iu ka refuzuar nga Roma.

Ndërkohë, për mesfushorin serb të Lazios, Lopetegui iu ka kërkuar drejtuesve t’i nisin bisedimet.

Për Milinkovbic-Savic janë të interesuara edhe Juventusi dhe Manchester Unitedi. Lazio këmbëngul se nuk do ta lëshojë atë pa 150 milionë euro.