Portieri i Egjiptit nuk e pranoi shpërblimin, arsyeja e çuditshme
Dita e dytë e Kupës së Botës që po zhvillohet në Rusi e solli edhe një situatë interesante. Uruguai me një gol në çastet e fundit të ndeshjes shënoi fitore ndaj Egjiptit me rezultat 1:0.
Suarez dhe shokët e tij tani janë më afër qëllimit për ta kaluar fazën e grupeve. Megjithatë, në këtë ndeshje shkëlqeu portieri i Egjiptit,
Mohamed El Shenawy, i cili pati disa intervenime të shkëlqyeshme, ndërsa në fund u shpall futbollisti më i mirë i ndeshjes.
Mirëpo, ai nuk e pranoi shpërblimin. El Shenawy nuk deshi ta marrë shpërblimin pasi “Budweiser”, që është sponsor gjeneral për shpërblimin që i ndahet futbollistit më të mirë është kompani e njohur për prodhimin e pijeve alkoolike./Insport