Haradinaj publikon foto prekëse me babain në spital

Babai i kryeministrit Ramush Haradinaj, Hilmiu, është duke u trajtuar në spital për shkak të një problemi shëndetësor. Sot, Haradinaj në festën e Fitër Bajramit ka vizituar babain e tij dhe ka publikuar një fotografi prekëse me të.

“Jeta jote luftë ishte. Tani po e lufton sëmundjen. Me ty plak, gjithnjë”, ka shkruar kryeministri përkrah babait të tij.