Shpërthejnë ujërat e zeza në rrugën ‘B’, kundërmon ‘Mati 1’ (FOTO)
Në orët e vona të pasdites së sotme të reshurat kanë përfshirë shumë pjesë të Kosovës.
Vërshime nga të reshurat janë shkaktuar edhe në lagje të kryeqytetit.
Në rrugën ‘B’ një shatkë e kanalizimit ka shpërthyer ndërsa qytetarët janë ankuar për shkak të kundërmimit nga ujërat e zeza, raporton lajmi.net.
Ndërkohë edhe qarkullimi i veturave është vështirësuar.
Më poshtë mund të shihni fotografitë.