MASHT bën gabim 'trashanik' në njoftim
Në njoftimin e sotëm dërguar për media nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), vërehet një gabim 'trashanik' të bërë nga zyrtarë për informim nga ky institucion, shkruan “Zëri.info”.
Në njoftim është ngatërruar festa e Fitër Bajramit me atë të Kurban Bajramit.
Për më shumë shikojeni fotografinë më poshtë
Njoftim
Rezultatet e testit të Maturës Shtetërore 2018 do të shpallen me 21 qershor
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, njofton se për shkak të disa problemeve teknike dhe festës së Kurban Bajramit, publikimi i rezultateve të testit të Maturës Shtetërore 2018 do të bëhet më datë 21 qershor 2018.
Maturantët kanë të drejtë ankese 3 ditë pune, ndërsa publikimi i rezultateve të ankesave do të bëhet më datë 27qershor 2017.