ZYRTARE: Real Madridi emëron trajnerin e ri

Real Madridi e ka emëruar Julen Lopeteguin si trajner të ri, shkruan zeri.info.

Trajneri spanjoll ka nënshkruar kontratë trevjeçare me kampionin evropian.

Ai do ta zëvendësojë Zinedine Zidanen, i cili e drejtoi ekipin drejt tre trofeve radhazi të Championsit.

Lopetegui më herët e kishte drejtuar Porton për dy vjet, ndërsa në korrik të vitit 2016 e kishte marrë në dorë Përfaqësuesen e Spanjës.

51 vjeçari do ta marrë pozitën e re pas Botërorit 2018, i cili do të fillojë më 14 qershor. /Zëri/