Përleshje masive në ligën e katërt zvicerane në mes ekipit Kosova dhe Versoix (FOTO+VIDEO)

Një përleshje masive ka ndodhur në ligën e katërt zvicerane ndërmjet ekipeve FC Kosova GE 2 dhe FC Versoix 2, shkruan zeri.info.

Ndeshja ishte e tensionuar dhe në fund futbollistët filluan ta godisnin kundërshtarin dhe në fushë përfunduan edhe zyrtarët e klubeve, që po ashtu u përleshën.

Raportohet se pati persona të lënduar edhe nga klubi shqiptar edhe nga ai zviceran, të cilët janë dërguar në spitalin e afërt.

Federata Zvicerane pritet t’i dënojë ashpër futbollistët dhe klubet respektive, por futbollistët mund ta pësojnë edhe nga shteti zviceran. /Zëri/