Në QKUK, pacientët para operacionit detyrohen t’i blejnë të gjitha pajisjet

Në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, vazhdojnë të mungojnë pajisjet elementare të sallës së operacionit, raporton “Zeri.info”.

Edhe gjatë ditës së sotme pacientët e Klinikës së Neurokirurgjisë, janë detyruar që para se të hyjnë në operacion të blejnë shiringa, doreza për mjekët, gazat, penj e shumë gjëra të tjera bazike, raporton “Zeri.info”.

Kjo është bërë e ditur nga neurokirurgu Haxhi Avdyli, i cili është edhe deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Avdyli para nisjes së operacionit e ka publikuar një fotografi nga salla e operimit në të cilën ka shkruar se e vetmja gjë që mjekët mund t’u ofrojnë pacientëve është shërbimi, ekspertiza dhe siç thotë ai, ndonjëherë ndonjë fjalë të mira e buzëqeshje, raporton “Zeri.info”.

Postimi i plotë i Haxhi Avdylit:

Në pritje të nisjes të operacionit në klinikën e Neurokirurgjisë.

Mungojnë e blehen nga pacientët shiringa,dorezat, gazat, penjtë, e shumë gjëra bazike.

Të vetmen gjë po ua ofrojmë shërbimet ,ekspertizën tonë dhe ndonjëherë ndonjë fjalë të mira e buzëqeshje.