Navas dëshiron të pensionohet te Reali
Portieri i Real Madridit, Keylor Navas thotë se dëshiron që ta përfundojë karrierën e tij te gjigandi spanjoll, transmeton zeri.info
Kostarikani shprehet se ka përkrahjen e tifozëve madrilen për t’u pensionuar në “Santiago Bernabeu”.
Navas ka qenë zgjedhja numër një në portën e Real Madridit gjatë tri viteve të fundit dhe gjithashtu ka ndihmuar klubin drejt triumfit të trefishtë në Ligën e Kampionëve dhe një titulli në ligën spanjolle.
“Gjithmonë e kam thënë se jam shumë i lumtur te Real Madridit dhe shpresoj që nëse zoti dëshiron, të pensionohem në këtë klub”, deklaroi ai./Zëri