Nis ceremonia e varrimit të Fadil Vokrrit (VIDEO)
Ka filluar ceremonia e varrimit të legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme, raporton zeri.info
Vokrri ndërroi jetë si pasojë e një sulmi në zemër.
Mijëra njerëz janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit atij që konsiderohet si “Maradona” kosovar.