Valon Berisha bëhet me ekip të ri

Valon Berisha do ta vazhdojë karrierën në futbollin italian, shkruan Zeri.info.

Mediat italiane shkruajnë se palët kanë arritur marrëveshje dhe futbollisti kosovar do të luajë sezonin e ardhshëm në Serie A.

Përfaqësuesi kosovar ka shkëlqyer viteve të fundit në futbollin austriak me Red Bull Salzburgun, por edhe në Europa League sezonin e fundit.

Prandaj, për futbollistin e lindur dhe rritur në Norvegji kishin zgjuar interesim ekipe të shumta, por në fund Sampdoria doli të ishte më e shkathtë.

Klubi italian do t’i paguajë 7 milionë euro për futbollistin plus një milion nga bonuset.

Lojtari për momentin po i kalon pushimet në Kosovë prej nga pritet ta marrë rrugën drejt Italisë. /Zëri/