Ledri Vula në krahët e kësaj këngëtare shqiptare!

Ledri Vula është njëri ndër reperët më të kërkuar në treg.

Përveç se shquhet për hitet e njëpasnjëshme që realizon, Vula është tejet i pëlqyer nga gjinia e bukur.

Ai thuhet të ketë raporte të mira pothuajse me gjithë yjet e estradës, e sidomos me disa nga artistet.

Diona Fona, është njëra ndër këngëtaret e cila së fundmi ka bërë debutimin në tregun muzikor shqiptar, e siç duket ka arritur të rrëmbej vëmendjen e artistëve.

Në një postim të fundit të saj, ajo shfaqet përkrah reperit Vula të cilët duken mjaft të afërt me njëri-tjetrin.

Se çfarë i bashkon mbetet të zbulohet në vazhdim?!!.

“Princess Diana”, është dueti i fundit i Ledrit me Lyrical Son që u prit tejet mirë nga publiku.