Flet Dukagjin Lipa, zbulon detaje të reja për festivalin e Dua Lipës në Kosovë

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, po sjellë sivjet në Prishtinë një festival që siç duket do mbahet mend gjatë. Bëhet fjalë për festivalin “Sunny Hill” i cili bashkë me Dua Lipën do të sjellë në Kosovë edhe një varg artistësh ndërkombëtar.

I ati i këngëtares, Dukagjin Lipa, që është edhe drejtor i “Sunny Hill Festival” në një intervistë për “Zëri.info” ka thënë se ky festival do të mbahet më 10, 11 dhe 12 gusht 2018 në Parkun e Gërmisë. Gjatë këtyre ditëve i gjithë parku i Gërmisë, përfshi edhe pishinën, do të jenë në funksion të këtij festivali.

Ai tregoi se bashkë me Duan në këtë festival do të interpretojnë edhe artistët e njohur Action Bronson, Stanaj, Grace Carter e SG Leëis e Action Bronson. Për tri ditë sa zgjatë festivali në çdo mbrëmje do te jetë një artist kryesor, duke filluar me Dua Lipën që do të performoi më 10 gusht. Sa i përket artistëve lokal, Dukagjin Lipa konfirmoi se në “Sunny Hill Festival” do të performojnë Ledri, MC Kresha e DJ Gamble.

“Sunny Hill Festival” përkrahet nga Komuna e Prishtinës kurse 25% e shumës që do të mblidhet nga shitja e biletave do të përdoren nga Fondacioni “Sunny Hill” për aktivitete të bamirësisë.