‘Përplasen’ Lekaj e Zharku

Qeveria e Kosovës po detyrohet t’ia paguaj kompanisë Bechtel-Enka 53 milionë euro si pasojë e vonesave që u bënë rreth ndërtimit të autostradës “Arben Xhaferi”.

Ministri aktual i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka mohuar pohimet e ish-ministrit të Infrastrukturës në qeverinë që udhëhiqej nga Isa Mustafa, Lutfi Zharku, se Qeveria e Kosovës dhe Bechtel-Enka kanë bërë marrëveshje të mëvonshme për shpenzimet për autostradën.

LEXO EDHE: Zharku: Në kohën time janë paguar të gjitha faturat për Bechtel-Enka

“Nuk ka pasur marrëveshje mes Qeverisë dhe Bechtel-Enka”, ka thënë Lekaj.

“Është spekulim që ju keni marrëveshje”, i ka thënë Lekaj, Zharkut në "T7".

Lekaj ka thënë se nëse vërtetohet se ka marrëveshje mes Qeverisë e Bechtel-Enka, do t’i marrë përgjegjësitë vetë.

Zharku ka thënë në “Pressing” se ekzistojnë shkresat që tregojnë se kanë kërkuar nënshkrimin e marrëveshjes për shpenzimet.