Ronaldo brazilian injoron keq yllin e madh në formacionin më të mirë të të gjitha kohërave

Në një intervistë për të përditshmen spanjolle ElMundo Deportivo, Luiz Nazario De Lima Ronaldo ose më saktë Ronaldo fenomeni ka zgjedhur 11-shen më të mirë të të gjithë kohërave.
Ndër emrat e përzgjedhur nga ish sulmuesi i Interit nuk ka vend për asnjë ish shok skuadre tek Interi por as Cristiano Ronaldon e Neymar Jr.

Përveç tij janë edhe 3 brazilianë të tjerë në 11-shen ideale të fenomenit Ronaldo.

Në portë është Buffon, ndërsa mbrojtja përbëhet nga  Cafu në të djathtë, Cannavaro e Maldini në qëndër dhe Roberto Carlos në të majtë.

Mesfusha nis me Pirlon përpara mbrojtjes, Messi në të djathtë Maradona e Zidane më të avancuar dhe Pele në të majtë, ndërsa në sulm është i vetëm ai pikërisht Ronaldo fenomeni. Skema e zgjedhur nga ish sulmuesi i Brazilit është 4-1-4-1.